Kurti shkon në hapje të zyrës së LV-së në Kurrillë të Prizrenit
13 shtator 2019
| 17:41
Në lagjen Kurillë të Prizrenit është hapur edhe zyrtarisht zyra e parë e Lëvizjes Vetëvendosje. Aty Albin Kurti me bashkëpartiakët e tij është pritur nga kryetari i kësaj pike dhe aktivistë e qytetarë.
Meqë vendi ishte i ngushtë dhe nuk i zinte të gjithë, tubimin e kanë mbajtur tek shtëpia e kryetarit të kësaj zyreje. Pjesë e kësaj agjende është edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ndryshe, ecjen në këmbë Kurti e ka bere nga shtëpia e kulturës nëpër qendrën e qytetit, ndërsa pjesën tjetër të rrugës e bëri me veturë drejt Kurillës.