Kurti shkon në KEK, inspekton riparimet e pajisjeve
16 dhjetor 2021
| 15:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Kurti ka biseduar me punëtorët e KEK-ut të cilët po punojnë në riparimin e prishjeve që kanë ndodhur si pasojë e ngarkesës me energji elektrike dhe vjetërsisë së termoelektranave “Kosova A” dhe “Kosova B”.
Si pasojë e krizës me energji dhe shtrenjtimit të çmimit të importit, qeveria ka vendosur që ta mbulojë importin e rrymës.