Kurti shkon në minierën e Artanës, ku vdiqën dy minatorë
02 qershor 2020
| 14:32
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë mbërritur në minierën e Artanës, pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur atje, ku kanë humbur jetën dy punëtorë të kësaj miniere.
Minatorët të cilët kanë mbijetuar janë nxjerrë nga miniera, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxirren edhe dy trupat e pajetë.
Punëtorët që kanë humbur jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51-vjeçare.