Kurti shkon në Polac, kujton martirët dhe dëshmorët
08 prill 2024
| 08:42
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Martirëve në Polac, siç shkroi ai, për të kujtuar sakrificat për liri dhe betejën e vazhdueshme për drejtësi.
Kurti ka thënë se përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional.
“Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë”, shkroi Kurti mes tjerash në Facebook.