Kurti shkon në QKUK për shkak të gripit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të një infeksioni gripal.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes, Arben Vitia.
“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka pasur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve dhe infermierëve në emergjencë dhe klinikën infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka shkruar Vitia në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/