Kurti shkon në Skenderaj (foto)

22 janar 2023 | 11:22

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Skenderajt pas vërshimeve që ndodhën në këtë komunë e në disa komuna tjera.

“Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe me ministrat z. Armend Mehaj dhe z. Elbert Krasniqi, vizituam Llaushën, për të parë afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, që përveç ekonomitë familjare dhe bujqësia, edhe infrastruktura publike është në gjendje të rëndë, ku në disa zona është vështirësuar qarkullimi dhe furnizimet. Dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe ne fermën e pulave”, ka bërë me dije kryetari i Skenderajt, Fadil Nura.

“Familjet e prekura dhe Skenderaj në tërësi, në këtë gjendje çfarë ndodhen pas përmbytjeve, kanë nevojë më shumë se kurrë për përkrahje nga niveli qendror, që të harrohet ajo që ndodhi e të nisim nga e para”, ka shkruar në “Facebook” Nura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se java do të fillojë me…