Kurti shkon në veri, vendos gurthemelin e një stacioni policor
10 shtator 2024
| 13:22
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit.
I shoqëruar nga ministrat Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, ai ka vendosur gurthemelin e një stacioni policor.
Kurti, sipas “Kosovo-Online”, nuk ka folur para medieve pas përfundimit të kësaj ceremonie.
Ndërkohë, kjo vizitë nuk ka qenë e paralajmëruar në agjendën e kryeministrit për datën 10 shtator.