Kurti shkon për ngushëllime në familjen Jashari
24 shtator 2024
| 15:28
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të Policisë së Kosovës, ka vizituar për ngushëllime familjen Jashari, me rastin e ndarjes nga jeta të Havë Jasharit, motrës së komandantit legjendar, Adem Jashari dhe Hamëz Jasharit.
“Aty u mirëprit nga baca Rifat, vëllai i të ndjerës dhe anëtarë tjerë të familjes, të cilëve kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të dashurës së tyre, Havë Jashari-Gashi, që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe admirim për kujdesin, dashurinë dhe përkushtimin e madh e të pashtershëm për familjarët dhe miqtë e saj”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.