Kurti shkon për ngushëllime në familjen Kelmendi: Qerimi u vra nga ata që nuk e duan atdheun
01 mars 2020
| 12:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe të luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi, i cili është vrarë në mënyrë misterioze.
Më këtë rast, Kurti ka thënë se Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë.
“Baba Haxha dhe Nëna Nurije nuk kanë mundur të mendojnë e as paramendojnë, që djali të cilin e kishin edukuar për çlirim e atdhe, do t’iu vritet mbi dy dekada pas çlirimit nga dora vrastare që s’e do atdheun. Qerimi do të mbetet përherë në kujtimin tonë si luftëtar i lirisë, e liria nuk vritet”, kanë qenë fjalët e Kurtit.