Kurti shkon për ngushëllime në familjen Zhitia
24 maj 2020
| 18:59
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkuar për ngushëllime në familjen Zhitia, me rastin e ndarjes nga jeta të familajrit të tyre Sylë Zhitia.
Vëllai i të ndjerit, Naim Zhitia, në llogarinë e vet në “Facebook” ka falendëruar kryeministrin për ngushëllime.
Postimi i plotë i tij:
KRYEMINISTRI KURTI PËR NGUSHËLLIME
Sot në shtëpinë, në familjen tonë Zhitia në Lluga, ishte për ngushëllime miku ynë e kryeministri i Kosovës, i nderuari Albin Kurti!
Kryeministri Kurti na ngushëlloi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë Sylë Zhitia dhe na dha kurajo që të bëhemi të fortë dhe ta përballojmë dhembjen!
E falënderuam kryeministrin e Kosovës z. Kurtin për vizitën dhe si familje i jemi mirënjohës!
Naim Zhitia
Lluga, 24 Maj 2020!