
Kurti shkon për vizitë në BIK, pritet nga myftiu Naim Tërnava
30 mars 2025
| 09:27
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) si çdo vit, edhe këtë herë po organizon një pritjen e përurimit në selinë e Kryesisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka shkuar për vizitë në BIK, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Kurti ishte i shoqëruar nga disa ministra e zyrtarë të Qeverisë, si Arben Vitia, Albulena Haxhiu e Hajrulla Çeku.