Kurti shkon sot në “Trepçë”
Kryeministri Albin Kurti pritet ta vizitojë sot ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
Kurti do të shkojë në Mitrovicë në orën 08:00 dhe do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Vizita e Kurtit vie pas incidentit që kishte ndodhur para dy ditësh në objektin e ndërmarrjes “Trepça”.
Ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës në “Trepçë” Besim Haxhiun.
Pas incidentit brenda objektit të ndërmarrjes “Trepça” Policia ka arrestuar ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.
Njoftimi i plotë i Zyrës së Kryeministrit:
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”.
VENDI: Zyra e menaxhmentit të “Trepçës”, Parku Industrial.
KOHA: 08:00
Pas vizitës do të ketë prononcim për media.