
Kurti shkon të Bulliqi në Podujevë, kjo është arsyeja
18 dhjetor 2020
| 16:54
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkuar për vizitë të kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, të cilin e ka uruar për detyrën e re.
Kurti ka bërë me dije se i ka ofruar mbështetje Bulliqit në të gjitha fushat.
“Në zyrën e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re. Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm. Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.