
Kurti shkroi në Librin e Ngushëllimeve për viktimat e tragjedisë në Koçan
18 mars 2025
| 17:02
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar të martën Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë dhe ka shkruar në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
“Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut. Me nderime, Albin Kurti – kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në Librin e Ngushëllimeve.