Kurti shkruan për 80-vjetorin e Konferencës së Bujanit

02 janar 2024 | 21:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për  80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit.

Kurti shkroi rreth kësaj konference për siç thotë ai rëndësinë historike dhe për trashëgiminë politike të saj, për subjektivitetin e pavarur politik të Kosovës dhe të drejtën për vetëvendosje sipas vullnetit politik të popullit të saj.    

“Në fshatin Bujan në Malësi të Gjakovës, në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, po merrej një nga vendimet më të rëndësishme për fatin politik të shqiptarëve (jo vetëm) të Kosovës në shekullin e XX. Ishte dita e tretë e Konferencës së Bujanit, që i kishte hapur punimet më 31 dhjetor 1943, në ora 19:00. Nga 61 delegatët e ftuar në konferencë, 49 delegatë kishin arritur të shkonin në Bujan, nëpër rrugët e siguruara nga Ismet Shaqiri dhe ku u ushqyen me furnizimet e siguruara nga Sahit Bakalli. Shpenzimet e konferencës i kishte marrë përsipër një tregtar nga Shkodra, Tefik Çanga, që kishte shërbyer edhe si prefekt i Ferizajit”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në 80-vjetorin e Rezolutës së Konferencës së Bujanit

2 janar 1944, ditë e diel.

Në fshatin Bujan në Malësi të Gjakovës, në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, po merrej një nga vendimet më të rëndësishme për fatin politik të shqiptarëve (jo vetëm) të Kosovës në shekullin e XX. Ishte dita e tretë e Konferencës së Bujanit, që i kishte hapur punimet më 31 dhjetor 1943, në ora 19:00. Nga 61 delegatët e ftuar në konferencë, 49 delegatë kishin arritur të shkonin në Bujan…

415929633_916270616533333_6416022527871904045_n.jpg

416831286_916270629866665_5897316728535607588_n.jpg

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 33 mijë e 158 persona…