Kurti shkruan për përurimin e rrugës Zhur-Dragash në gjatësi prej 42 kilometrave
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në “Facebook” për përurimin e rrugës Zhur-Dragash në gjatësi prej 42 kilometrave.
“Pas përurimit të rrugës Zhur-Dragash në gjatësi prej 42 kilometrave, sot përuruam edhe rrugën Prizren-Prevallë, e gjatë 26 kilometra që ka kushtuar 15.7 milionë euro. Rruga është zgjeruar nga 6 metra në 6.8 deri në 10 metra, ndërsa në pjesë të ndryshme është bërë me tre korsi nga dy sa ishin më herët. Tash qarkullimi do të jetë më i lehtë e më i shpejtë, dhe në të njëjtën kohë kjo rrugë do të jetë ftesë për turistë si nga rajonet tjerat të Kosovës, por edhe jashtë saj për të shijuar bukuritë natyrore e ajrin e pastër të Prevallës”, ka shkruar ai.
Kurti ka theksuar se nëse ia shtojmë edhe rrugën nga Gërlica deri në qendrën e skijimit në Prevallë me gjatësi 35 kilometra, e të cilën e kemi përfunduar në vitin 2021, i bie që vetëm në këtë zonë të rajonit të Prizrenit është investuar mbi 100 kilometra rrugë të asfaltuar.