Kurti shkruan për takimin me shefin e CIA-s

23 gusht 2024 | 16:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për takimin që pati me shefin e CIA-s, William Burns, sot në mëngjes. Vizitën e Burns, e ka cilësuar si historike, e Burnsin si diplomat briliant.

Kurti ka deklaruar se “qeveria po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik”.

“Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duam t’i forcojmë e zgjerojmë edhe më tej. Vizita e drejtorit të CIA-s, diplomatit briliant William Burns, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin tonë strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka…