Kurti shpreh mirënjohje për Kroacinë: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë, i cili u ka dalë në ndihmë të lënduarve në aksidentit tragjik të 25 korrikut në cilin kanë humbur jetë dhjetë persona.
Kurti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve, duke thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.
“Shpreh ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”, ka thënë Kurti.
Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci.
Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme. Ndërsa mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.