Kurti: Shtëpia e kulturës “Ukë Bytyçi”, një prej qendrave më të mira në Kosovë
17 shtator 2024
| 11:11
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.
Kurti ka thënë se shtëpia e re e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, që u përurua mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik edhe përtej komunës së Suharekës.
“Ajo do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.