
Kurti: Shtetasit e Kosovës në Gjermani më nuk do të regjistrohen si të Serbisë, korrigjoni dokumentet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se mërgimtarët kosovarë në Gjermani nuk do të regjistrohen më si shtetas të Serbisë.
Ai ka thënë se ky ndryshim është bërë falë punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).
“Dje kemi marrë lajm shumë të mirë nga ambasada në Gjermani, pas 17 vjetëve është arritur zgjidhja lidhur me çështjen e regjistrimit të shtetasve të Kosovës. Shumë prej jush jeni detyruar të regjistroheni si shtetas të Serbisë në dokumentin gjerman, që nga sot nuk do të përsëritet më. Dua ta shpreh mirënjohjen e thellë për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Është miratuar një udhëzim që siguron që ata regjistrohen si shtetas të Kosovës. Ky ndryshim ka hyrë në fuqi në të gjitha landet gjermane. Andaj, të nderuar bashkatdhetarë iu bëjmë thirrje të verifikoni e të korrigjoni regjistrimin e shtetësisë në dokumentet tuaja”, ka thënë Kurti.