Kurti shtron iftar, alkool mbrapa krerëve të BIK-ut

14 prill 2023 | 08:08

Kryeministri Albin Kurti ka shtruar mbrëmë iftar për myftiun e Kosovës, Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorë të tij, për nder të muajit të Ramazanit.

Zyra e Kryeministrit ka shpërndarë disa foto nga iftari që Kurti ka shtruar për krerët e BIK-ut. Në mesin e tyre gjendet edhe një e çuditshme.

Fotoja tregon se krerët e BIK-ut ishin shumë afër alkoolit, që llogaritet haram.

Siç dihet, pirja apo konsumimi i alkoolit është i ndaluar dhe konsumimi i tij në Ramazan është mëkat më i rëndë.

Në këtë iftar Kurti u shoqërua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëdhënësi Përparim Kryeziu.

Kreu i ekzekutivit uroi agjërim sa më të lehtë në ditët e​ mbetura të këtij muaji të shenjtë për besimtarët myslimanë.

“Muaji i Ramazanit është muaj i devotshmërisë, mirësjelljes me njerëzit përreth dhe ndihmës për atë në nevojë. Në iftare të përbashkëta si sonte përcjellim mesazhin e tolerancës, solidaritetit dhe mirësisë” tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve me sëmundje të kancerit çdo ditë e…