Kurti, siç e udhëheq partinë, me absolutizëm, njëjtë donte ta udhëhiqte qeverinë

22 prill 2020 | 10:17

Sipas deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfaqur tendencë absolutiste të menaxhimit të qeverisë.

Hoxhaj ka folur për rrëzimin e qeverisë duke thënë se “ky veprim ka qenë hap i duhur” e se prishja e qeverisë “erdhi nga vetë ata që ishin në pushtet”. Hoxhaj ka thënë se nëse dy parti në kohë pandemie, krizën shëndetësore e kthejnë në krizë politike, “ne s’mund të kemi pritje se ato do ta menaxhojnë vendin gjatë pandemisë”.

“Vlerësimi im, në pikëpamjen edhe partiake edhe personale pse erdhi te prishja e qeverisë, është nga mënyra si negociuan, prej mënyrës si krijuan kabinet pa program politik e prej mosbesimit të thellë dhe prej tendencës goxha absolutiste të kryeministrit për ta menaxhuar qeverinë siç e menaxhon partinë politike. Kjo çoi te prishja e qeverisë. Në qeveri mund të kesh pikëpamje të ndryshme, por duhet të harmonizohen. Në demokraci udhëheq edhe partia e parë, edhe e dytë, edhe e tretë, është sistem kompleks”, ka thënë Hoxhaj në KTV.

Sipas Hoxhajt, tendencë absolutiste ka qenë edhe “mënyra e shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qëndrimi në izolim për një kohë të gjatë ka shtyrë…