“Kurti s’ka kohë për Grenellin, i parëndësishëm”: Kabineti i Konjufcës mohon një deklaratë të rreme të shpërndarë nga zyrtari i Vetëvendosjes
Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka mohuar vërtetësinë e një deklarate të bërë në emër të Konjufcës në grupe mbështetëse të Vetëvendosjes nga një zyrtar i lartë i kësaj partie, me emrin Artan Reka.
Artan Reka – me profil fejsbuku me emrin “Tonche Che” – që është anëtar i Vetëvendosjes dhe kandidat për zgjedhjet komunale në Prishtinë të tetorit 2021, e ka shpërndarë në grupin “Mërgata me Kryeministrin” një deklaratë me emër të Glauk Konjufcës si citim.
“Grenelli tash po ka kohë shumë, po shkruan, po Albini nuk po ka kohë për me ju përgjigj, së është shumë i nxanun, me proceset e reja tash. Mendoj që nuk po i përgjigjet jo edhe veç pse nuk po ka kohë, por edhe nuk është e rëndësishme me u marr me Grenell.
Glauk Konjufca”.
Kjo erdhi pas deklarimi të Grenell më të fundit të i cili tha se me Kurtin kryeministër marrëdhëniet Kosovë-ShBA “janë në krizë dhe partizane” për herë të parë qe 35 vjet.
Nacionale pyeti Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, se a është autentike deklarata e cituar në emër të Konjufcës: thanë fare shkurt se “Jo.”/Nacionale