
Kurti: S’ka pengesë që na ndalë në arritjen e koalicionit me LDK-në
11 dhjetor 2019
| 15:15
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se do ta takojë sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.
Takimi pritet të mbahet sot rreth orës 17:00.
I pyetur rreth çështjes së postit të presidentit, Kurti ka thënë: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”. Ai ka thënë se qeveria e re do të bëhet.