Kurti: S’ka takim të planifikuar gjatë këtij viti në Bruksel
01 dhjetor 2023
| 11:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq gjatë muajt dhjetor.
Kurti ka thënë se ai si kryeministër, qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë qenë gjithmonë të përkushtuara, konstruktive dhe kreative, por sipas tij, “nga sulmi terrorist në Banjskë, duhet theksuar se prioriteti i Kosovës është siguria”.
“E siguria është siguria e kufijve. Ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të kemi normalizim pa siguri, e siguria nënkupton që kriminelët nuk duhet të jenë të lirë siç po ngjanë në Serbi”, ka thënë Kurti.
Takimi i fundit në Bruksel i Kurtit me krerët e BE-së në kuadër të dialogut ka ndodhur më 26 tetor.