Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s’konzervohet në frigorifer

24 dhjetor 2021 | 22:17

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konzervosh në frigorifer.

“Jemi kritikuar që është dashur të blejmë energji elektrike më herët por nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konzervosh në frigorifer je shumë i ekspozuar ndaj çmimeve të bursës dhe nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi i rikthehet pistës Andrea Belotti. Verën e shkuar, sulmuesi…