Kurti: Sllovenia, partnere strategjike e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Bojan Bertoncelj.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, ambasadori slloven ia ka dorëzuar Kurtit personalisht letrën e urimit nga presidenti i Sllovenisë, Janez Jansha me rastin e pranimit të detyrës se shefit të qeverisë.
Bertoncelj ka theksuar se gjatë presidencës së ardhshme të BE-së, që fillon në korrik, një ndër prioritetet e Sllovenisë do të jetë Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, ai ka thënë se Sllovenia do të mbështesë Republikën e Kosovës në synimet e saj për integrim euroatlantik.
Ndërsa kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin slloven, duke çmuar lart angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë.
Ai ka theksuar se Sllovenia përveçse vend mik është edhe partner strategjik i Kosovës.
Duke folur për procesin e integrimit evropian, kryeministri Kurti ka vlerësuar faktin që Sllovenia do të udhëheqë me presidencën e BE-së dhe mirëpret vullnetin për angazhimin e Sllovenisë lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Në këtë takim është thënë se përkushtimi për thellim të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe zhvillimor në mes të Kosovës dhe Sllovenisë është i dyanshëm.