
Kurti s’ndalet para gazetarëve, pa asnjë fjalë për votat futet në Kuvend për vazhdimin e seancës konstituive
21 prill 2025
| 15:33
Albin Kurti nuk është ndalur para gazetarëve, ndërsa po shkonte drejt Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.
Ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse i kanë siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.
Deputetët e LV-së kanë thënë para vazhdimit të seancës se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare.
Të shtunën, ajo nuk ka marrëmë shumë se 57 vota, në dy tentativa për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.