Kurti: Sonte jemi në festë, e prej nesër angazhohemi për krijimin e Qeverisë

07 tetor 2019 | 00:19

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

“Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo për gjithçka ja ka vlejtë, sepse çdo sakrificë ia vlen për popullin tonë të dashur. E kemi konsideruar obligim e detyrë tonë, e kjo do të shtohet për ta kthyer vendin në binarët e duhur. Sonte jemi në festë, e prej nesër do të angazhohemi për krijimin e Qeverisë. Qysh nesër do të vendosi kontaktin me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të kurorëzuar ndryshimin. Kur opozita bëhet qeveri, atëherë kurorëzohet ndryshimi. Ndërkohë ndryshimi ka ndodhur me fitoren tonë”, u shpreh Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thënë se me rezultatet…