Kurti sot në Bruksel, pritet të takohet me krerët e BE-së
27 prill 2021
| 07:37
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot udhëton drejt Brukselit, ku do të zhvillojë takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.
Kurti në këtë vizitë do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.
Kjo është bërë me dije nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në “Facebook”.