Kurti sot në Maqedoninë e Veriut do të takohet me Mickoskin

05 gusht 2024 | 08:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministra, sot do të zhvillojnë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral mes Kurtit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar dje zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka thënë se për këtë vizitë dakordimi është bërë më 20 korrik.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu.

Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja në pikat kufitare është e qetë, nuk ka kolona,…