Kurti sot në orën 18.00 do të mbajë ligjëratë me platformën ‘Zoom’
18 maj 2020
| 11:33
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë një takim online sot në Universitetin e Harvardit. Ai do të flasë për 100 ditët e para si kryeministër dhe krizën aktuale politike në Kosovë.
Kjo ngjarje do të mundësohet përmes platformës online ‘Zoom’ që do të fillojë nga ora 12:00, në Kosovë me orë lokale i bie të fillojë nga ora 18:00.
Kjo ngjarje do të moderohet nga Nicholas Burns, profesor i Praktikës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën “Harvard Kennedy”.
Ky takim online është sponsorizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Kolegjin Harvard, Projekti i Ardhmërisë së Diplomacisë dhe Unioni Politik i Harvardit.