Kurti: Sot nënshkruam 19 marrëveshje, këto janë dëshmi të forta të bashkëpunimit

20 qershor 2022 | 14:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët për media me Edi Ramën, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ka thënë se mbledhjet e përbashkëta janë dëshmi të forta të bashkëpunimit tonë.

Ai ka bërë me dije se janë nënshkruar 19 marrëveshje të reja.

“Gëzohem që sot nënshkruam 19 marrëveshje të tjera, në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurisë e fusha të tjera. Marrëveshjet bilaterale mes dy vendeve bëhen për ti shtuar marrëdhëniet dhe për t’i ofruar qytetarët, të përbashkuar si sot rreth nevojës e dëshirës për zhvillim, barazi e mirëqenie”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ferri i garës së Baku, ku u rendit i…