Kurti sot pret Abdixhikun dhe Haradinajn, Krasniqi nuk i shkon në takim

30 gusht 2022 | 09:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i pres në takim sot kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Dy krerët opozitarë pranuan dje ftesën e Kurtit, për dallim nga ai i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili e refuzoi atë.

Shefi i qeverisë ka ftuar krerët e partive opozitare për të biseduar pas takimit të mbajtur në Bruksel, më 18 gusht në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zorana Mihajloviq, nënkryetare e Qeverisë së Serbisë, pak ditë më…