Kurti sot pret në takim liderët e partive politike

20 prill 2020 | 08:03

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thirrur në takim liderët e partive politike për të diskutuar lidhur me situatën pandemike të krijuar nga COVID-19.

Takimi pritet të zhvillohet me fillim nga ora 10:00,  por shumë prej liderëve të partive nuk kanë treguar nëse do të shkojnë në këtë takim. Megjithatë, mbetet të shihet nëse liderët partiakë do t’i përgjigjen apo jo kësaj ftese të Kurtit, duke marrë parasysh situatën politike të krijuar në vend, sidomos pas rrëzimit të qeverisë Kurti, me mocionin e ngritur nga LDK-ja, parti kjo, gjithashtu, pjesë e kësaj qeverisje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket qartë se nuk është një kohë e mirë për…