Kurti sot raporton para deputetëve

22 dhjetor 2020 | 08:19

Ish-kryeministri Albin Kurti raporton sot për menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga qeveria.

Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë komision sot do të jetë ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëhet me dije në njoftimin e këtij komisioni.

Kurti pritet të merret në pyetje nga anëtarët e këtij komisioni në orën 14:00.

Para Kurtit do të raportojë ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Nenad Rasiq.

 

Rendi i ditës:

 

Miratimi i rendit të ditës,

Dëshmitë e Dëshmitarëve

-Ora 13:00 Nenad Rašić – ish udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës ,

 

– Ora 14:00 – Albin Kurti – ish kryeministër i Republikës së Kosovës

 

Të ndryshme.

Vendi: N10

 

Koha: 13:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej një zbulimi të vogël e deri te prodhimi në…