Kurti sot shkon në Ferizaj

10 prill 2020 | 08:36

Në vazhdën e vizitave nëpër komuna, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, ministrin e Bujqësisë dhe ministren e Pushtetit Lokal, vizitojnë Komunën e Ferizajt, për t’u njohur me veprimet e ndërmarra si dhe për nevojat e komunës për menaxhimin e situatës me virusin COVID 19.

Takimi do të mbahet në orën 11:20 minuta.

Kujtojmë se Kurti për disa ditë rresht është duke vizituar komunat e prekura nga COVID-19, në të cilat po përçon mesazhe për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe qeveritare, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Blerim Latifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e…