Kurti sot shkon në Prizren, ua paraqet qytetarëve buxhetin e vitit 2023

22 nëntor 2022 | 08:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me qytetarë në Prizren, të cilëve do t’ua paraqesë buxhetin për vitin 2023.

Bashkë me të do të jenë edhe ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky takim, sipas zyrës së kryeministrit, do të mbahet në ora 15:00.

Kujtojmë se ditë më parë me 64 vota për në parim në Kuvendin e Kosovës është votuar buxheti prej 3.2 miliardësh për vitin 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa të dëmtuara dhe ndërprerje të gjera të energjisë elektrike…