Kurti sot shkon në Tetovë dhe Shkup, e presin me koncert
11 gusht 2023
| 08:43
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të qëndrojë për vizitë në qytetin e Tetovës dhe të Shkupit, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e komunës së Tetovës dhe Çairit.
Në Shkup kryeministri Kurti, siç njoftojnë nga komuna e Çairit, në orën 14:30 do të bëjë përurimin e rrugës “Adem Demaçi”.
Edhe nga komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës.
16:00 – Arritja në komunën e Tetovës
16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë
17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë
17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami
20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.