Kurti sot shkon për vizitë zyrtare në Austri

12 janar 2023 | 08:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Austri.

Ai do të pritet nga kancelari austriak Karl Nehammer.

Kurti dhe Nehammer do të mbajnë së bashku edhe një konferencë shtypi në Ballhaus Platz në orën 13:30.

Kurti, gjatë vizitës në Vjenë, do të mbajë edhe një fjalim, i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flasë për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’.

Kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillimeve pozitive për liberalizimin e vizave nga ana e BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë…