Kurti: Sot shqiptarët jetojnë më mirë se kurdoherë

20 qershor 2022 | 12:25

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot shqiptarët jetojnë më mirë se kurdoherë.

Në mbledhjen e tetë të përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Kurti ka theksuar se sot bashkëpunimi mes dy shteteve duhet ta ndezë entuziazmin.

“Ky bashkëpunim nuk ka qenë kurrë kaq i ngushtë. Kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në fushat e tjera është i padiskutueshëm. Anëtarësimi në BE mbetet synimi ynë i përhershëm. Në mbledhjen e fundit arritëm disa marrëveshje, të cilat janë realizuar dhe zbatuar aktualisht. Jemi duke punuar për marrëveshjet e nënshtruara në të kaluarën. Të gjitha marrëveshjet që do miratohen sot kanë lehtësimin e jetës së qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët për zgjidhjen e problemeve”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se të dy qeverive u mbetët tashme përcaktimi i shpejtësisë së zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

“Në gjashtë muajt e ardhshëm do të kemi rezultate. Sot shqiptarët jetojnë më mirë kurdoherë. Progresin tonë duhet ta masim me vendet e zhvilluara, aty ku kanë ikur një pjesë e mirë e qytetarëve tanë. Kjo do të jetë gjykim i historisë tonë për ne”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i…