Kurti sot viziton punimet në rrugën Kijevë – Dollc
19 prill 2024
| 08:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të projektit ‘Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc’”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në orën 10:00 kryeministri Kurti do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje, e cila zhvillohet afër fshatit Gllarevë.