Kurti: S’po shkoj në forumin e Prespës, po i pres nesër veteranët e UÇK-së
16 qershor 2022
| 13:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm që t’i takojë veteranët e UÇK-së të cilët janë duke protestuar para Kuvendit për shkak të mospërfshirjes në pagën minimale.
Kurti nga foltorja e Kuvendi, ka thënë se do ta anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës për t’i takuar nesër (e premte) veteranët e UÇK-së.
Ai ka thënë se është i gatshëm të takohet me veteranët e UÇK-së së bashku me ministrin Hekuran Murati dhe deputetin Armend Muja.
Pavarësisht kësaj, Kurti ka thënë se është i fryrë numri i veteranëve të UÇK-së.