Kurti, sportisëve të Kosovës, pjesëmarrës në Oran: Të gjithë ne jemi me ju

26 qershor 2022 | 08:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dhënë përkrahje sportistëve të Kosovës që mbrëmë parakaluan në paradën hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë.

Kosova dje parakaloi në mesin e 25 shetetve të tjera të regjionit të Mesdheut dhe para rreth 50 mijë tifozëve të pranishëm.

Flamurin e bartën mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana.

“Sportistët të cilët i takova para disa ditëve në Prishtinë, sonte parakaluan në paradën e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare 2022 në Oran të Algjerisë. Nën udhëheqjen e mbajtësve të flamurit, Egzonit dhe Fortesës, Kosova parakaloi në mesin e 25 shteteve tjera të regjionit të Mesdheut. Xhudo, karate, boks, taekwondo, mundje, atletikë, not, gjimastikë, tenis, badminton, ping-pong, shenjëtari dhe shigjetari janë sportet me të cilat po prezantohemi në Oran. Bashkë me sportistët tonë në Algjeri janë edhe ekipi i Shqipërisë në përbërje të 27 sportistëve nga 10 sporte. Sukseset më të mëdha për secilin prej sportistëve. Të gjithë ne, jemi me ju”, shkroi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia do të dërgojë sisteme raketore me rreze të shkurtër…