Kurti s’pranon pyetje nga gazetarët para Institutit të Onkologjisë: Jo këtu!

11 gusht 2023 | 12:32

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas vizitës në Klinikën e Onkologjisë në QKUK me ç’rast ka pasur një debat me gazetarët lidhur me pyetjet që i janë drejtuar atij për emërimin e Radoica Radomiroviq, si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim.

Kurti në dy raste ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve, lidhur me emërimin e Radomiroviqit, i cili ka pranuar se ka qenë pjesë e luftës së fundit në Kosovë.

“Unë thashë Arben Vitia, Arben Vitia. Më falni, por nuk mundeni kështu. Jemi para Institutit të Onkologjisë. Për çështje të tjera, për tema të ndryshme. Janë konferencat në kryeministri  me ministrat e tjerë. Tash e ka fjalën Arben Vitia. Tash e ka fjalën Arben Vitia”, ka thënë Kurti duke folur në tension.

Njëjtë ka vepruar edhe kur i ka ardhur radha të flas drejtorit të Onklologjisë, Ilir Kurtishi.

“Tash e ka fjalën drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi”, ka thënë Kurti.

Ndërsa në përfundim të konferencës, Kurti ka refuzuar të përgjigjet tërësisht, duke shtuar se përgjigjet mund të merren nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ose nga ministrat në një konferencë për media në kryeministri.

“Këtu jemi para institutit të Onkologjisë dhe nuk besojë që pyetjet e juaja janë çështje në Onkologji. Me ministrat e tjerë në një konferencë tjetër në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu zëdhënësi dhe unë jemi në dispozicion për juve, por jo tani”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditët e fundit është folur për rikthimin e Neymarit në…