Kurti: Strategjia e re e E-Qeverisjes 2023-2027, një vizion për një administratë publike të digjitalizuar

06 prill 2023 | 14:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte njëri nga folësit kryesorë në Konferencën për Strategjinë e E-Qeverisjes, që ka në funksion përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në adresimin e tij, ai tha Strategjia e re e E-Qeverisjes 2023-2027 që po e prezantojmë sot, vendosë vizionin tonë për një administratë publike të digjitalizuar që ndikon në mirëqenien e qytetarëve; maksimizon efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisjes; dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Më tej, tha se Strategjia parasheh reforma përmbajtjesore, që bazohen në parimet kyçe të Komisionit Evropian për digjitalizim të shërbimeve, e që synojnë siç tha ai të transformojnë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me administratën publike.

“Sipas Indeksit të Maturitetit të Teknologjisë të Bankës Botërore, jemi ngritur nga grupi C në grupin B, për fokusin në qeverisje digjitale dhe platforma eKosova ka mbi 770 mijë përdorues, tashmë i kemi mbi 130 shërbime elektronike”, ka theksuar Kurti.

Duke folur për parimet e kësaj strategjie, kryeministri Kurti potencoi faktin se një nga shtyllat janë sistemet dhe infrastruktura digjitale e vendit.

“Strategjia parasheh ndërtimin e arkitekturës gjithëpërfshirëse të organizatave, infrastrukturës, sistemeve, të dhënave dhe ndërveprimit, që do të mundësojë zhvillim të qëndrueshëm të digjitalizimit në qeveri, dhe teksa tashmë kemi mbuluar 100% të zonave të banuara me internet brezgjerë. Si rezultat, Kosova është në top 7 shtetet në Evropë dhe krahasohet me Zvicrën e Luksemburgun”, veçoi kryeministri Kurti.

Ai ka theksuar se në Strategji po ashtu parashihet edhe pilotimi i qendrave të integruara të shërbimeve, që do të ofrojnë konceptin e one-stop-shop, për marrjen e shumë shërbimeve në një lokacion të vetëm.

E derisa jemi duke lëvizur drejt një të ardhmeje gjithnjë e më digjitale, kryeministri Kurti po ashtu nënvizoi edhe rrezikun nga kërcënimet dhe sulmet kibernetike.

Për këtë ai tha se rritja e sigurisë dhe qëndrueshmërisë kibernetike të sistemeve dhe infrastrukturës digjitale qeveritare, është një edhe një shtyllë tjetër e rëndësishme e strategjisë.

“Natyrisht, pjesa më sfiduese e çdo strategjie është zbatimi i saj”, u shpreh Kurti, andaj edhe u shpreh i lumtur që disa nga partnerët tanë zhvillimorë tashmë kanë treguar gatishmërinë për ta përkrahur zbatimin e kësaj strategjie dhe të planit të veprimit.

Në fund, kryeministri Kurti ka falënderuar Akademinë Estoneze për e-Qeverisje (eGA) për bashkëpunimin e tyre në hartimin e kësaj strategjie, dhe GIZ-in për përkrahjen e tyre në realizimin e këtij bashkëpunimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…