Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi

24 dhjetor 2024 | 18:03

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ka nisur dhe planifikimin edhe sulmin në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se këtu gisht ka edhe Serbia për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit.

“Bazuar në informacionet inteligjente që i posedojnë institucionet e sigurisë prapa urdhrit për sulmin me eksploziv në kanalin e Ibër-Lepencit qëndron Milan Radoiçiqi dhe grupi i tij terrorist që po strehohet dhe mbështet nga Serbia. Për planifikimin, financimin dhe logjistikën e sulmit ka përgjegjësi shteti i Serbisë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se…