
Kurti, Sveçla e Haxhiu vizitojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës
10 dhjetor 2024
| 08:36
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, kanë vizituar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës për të marrë pjesë në lansimin e projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu këtë të martë do të vizitojnë Drejtorinë e Përgjithshëm (DPP) të Policisë së Kosovës, me rastin e lansimit të projektit të hallkave për mbikëqyrje elektronike.
Ngjarja ka filluar nga ora 08:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
Pas këtij aktiviteti, kryeministri Kurti, ministri Sveçla, ministrja Haxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, do të prononcohen për media.