Kurti: Synojmë që industria e Kosovës të transformohet në një industri të integruar globalisht
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë të enjten në hapjen e edicionit të gjashtë të Konventës së Industrisë së Drurit.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se kjo industri ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga burimi i prodhimeve vendore.
Kurti ka thënë se qeveria për herë të parë pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e bizneseve, që është miratuar në qershor të këtij viti.
Sipas tij, përmes politikës industriale synojnë që deri në vitin 2030, industria e Kosovës të transformohet një industri të integruar globalisht.
“Qeveria jonë për herë të parë të periudhës së pas luftës ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje e biznesit 2030 politika industriale e cila është miratuar në qershor të këtij viti. Strategjia synon të përmirësojmë mjedisin e biznesit në Kosovë të promovojë zhvillimin industrial të adresojë defiticin tregtar të shtoj vendet e punës, të siguroj efikasitet të burimeve. Përmes politikës industriale synojmë që deri vitin 2030 industria e Kosovës të transformohet një industri më të integruar globalisht”, ka thënë Kurti, raporton “EO”.
Ndërsa Zenel Kelmendi, kryetar i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, ka thënë se kjo konventë duhet që të shfrytëzohet si platformë për t’i ndarë idetë tona për të për të sfiduar kufijtë e krijimtarisë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme