Kurti takimi me O’Brien dhe Lajçak në Konsullatë: “Theksova nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit”
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në llogarinë e tij në platformën “X”, për takimin që pati sot me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien dhe Emisarin e Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Neë York.
Kurti ka thënë se me O’Brien dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun, teksa ka thënë se ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si dhe zbatimin, shkruan Reporteri.net.
“Ishte kënaqësi të takohesha me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien, të cilit iu bashkua Përfaqësuesi Special i BE-së @MiroslavLajcak. Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, ka shkruar Kurti.
It was a pleasure to meet with Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR), joined by EU Special Representative @MiroslavLajcak. We discussed the ongoing dialogue as well as regional cooperation ahead of the 10th anniversary of the Berlin process. During our conversation, I… pic.twitter.com/N6HFkTFlZW
— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2024